Fenomeni i rrjeteve sociale dhe simpatizanti i famshëm demokrat Ilir Vrenozi përmes një videoje në rrjete sociale ka treguar telefonatën e Edi Ramës, i cili e ka ftuar për një kafe ose për një intervistë në podcast.
Në videon e tij, Vrenozi tregon se e ka refuzuar kafen private me Ramën. Venozi shprehet se, i ka treguar Edi Ramës mbështetjen dhe idealet për Partinë Demokratike.
Vrenozi tha pë ndjeksit se “Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe privare, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi”.
“Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë. Ai po ndjen diçka, ka frikë’, tha Vrenozi.