Sikurse ishte paralajmëruar, një ditë më parë, publiku ka zgjedhur si fitues Gjestin. Pavarësisht se me truket televizive u dha ideja se gara në televotim qe e ashpër, Rozana si e renditur e dtyra ishte mjaft larg nga Gjesti. Shumkush mund të ngre me të drejtë pyetjen, por ka logjikë jo se ishin parë të dhënat! Po vendi i dytë i tretë apo i katërt, apo edhe këtu u hodh fall. Më pak e votuara nga finalistët është Egli. Në vendin e tretë më pak i votuar është Laerti.
Pas shpalljes fitues i edicionit të 4 të BBVA, Gjesti u shpreh se: “Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”.
Fitorja e tij është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku mijëra ndjekës kanë shpërndarë urime dhe emocione për këtë moment kulmor.
Me këtë triumf, Gjesti jo vetëm që rrëmbeu çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut që e ndoqi dhe e mbështeti gjatë gjithë aventurës së tij +100-ditore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Spektakli final u transmetua mbrëmjen e së shtunës, ku edhe një herë Top Channel, për ne si Voicenews.al tregoi se di të organizojë me sukses formate të tilla.