12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

“U korruptuan për të ndihmuar një grua të përfshirë në aksident”, SPAK arreston krerët e Rrugores në Tiranë dhe një OPGJ (Emrat)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.

SPAK ka konfirmuar “urdhër arreste” për shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Janë publikuar foto nga momenti kur shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe ai i sektorit të aksidenteve Sokol Novaku, kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës pas komunikimit të urdhër-arrestit.

Burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë është lëshuar edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Të tre dyshohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës janë ndaluar mbi bazën e një hetimi të nisur nga SPAK, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në rastet e aksidenteve rrugore.

Rasti është ndjekur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili është dhe shefi i Sektorit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat