18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha zbulon pse Rama nuk pranon debat televiziv: Zbaton kodin e mafias

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk pranon debatin televiziv, sepse sipas tij zbaton kodin e mafias.

Berisha u shpreh se ka ndaluar ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarë.

“Kryeministri aktual ka kodin e mafias. Është padrino. Se këtë që bën ai me debatin televiziv, që ka ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarë, ai sot dhe Kim Yong Un janë të vetmit kryeministër në botë që nuk pranojë asnjë pyetje nga gazetarë sepse nuk takohen me ta. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studio televizive për programet, traditë kjo e filluar në 1991, kur partia e krimit ishte parti pune. Por vendosën të respektojnë disa rregulla të transparencës. Sot ai ka ndaluar. Ai po zbaton kodin e Omertasë dhe është i pashpresë” tha Berisha.

Sali Berisha është shprehur se PD, në zgjedhje të lira, i fiton zgjedhjet në mënyrë absolute. Sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.

Ai shtoi se kanë dorëzuar emrat e atyre që po kryejnë krime zgjedhore, teksa shtoi se organizatat kriminale që kryejnë këto krime do të shpallen terroriste në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjithë atyre që po kryejnë krime zgjedhore. Garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë. Është zotim solemn elektoral dhe se organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor do të bëjmë gjithçka për ti shpallur organizata terroriste jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar. Donald Trump ia hapi derën kësaj procedure dhe me një urdhër të veçantë i shpalli organizata terroriste kartelet e drogës. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do të lobojmë që të quhen të tilla edhe në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i PD-së.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat