18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Transferoi në kondërshtim me ligjin oficerët e policisë gjyqsore, pezullohet nga detyra me vendim gjykate drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani

Gjykata vendosi të pezullojë nga detyra me kërkesë të Prokurorisë Berat drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Autoritetet bëjnë me dije se masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” është caktuar ndaj kreut të AMP-së në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas autoriteteve, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e Florian Sulejmanit janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale. Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’. Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit” thuhet në njoftimin e organeve ligjzbatuese.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat