Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, shtyhu për datë 23 prill seancën për ndryshimin e masës së arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Burime nga seanca bëjnë me dije se Prokurori i SPAK, Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.
Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.