12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Kush e fitoi garën si lojtari më fenomenal i të gjitha kohërave në Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli apo Gjesti?

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip Aalbania 2, u kthye në lojtarin më fenomenal që kishte njohur kjo lojë në vendin tonë duke eklipsuar plotësisht dy fituesit e tjerë, Ilir Shaqiri dhe Egla Cenon. Asnjë nga fituesit e tjerë nuk mbahet mend deri më tani si Luiz Ejlli. Madje askush nuk e mban mend kush ishte i dyti në BBV 2, ndërkohë që Donald Veshaj i BBVA 1 dhe Jul Deda i BBVA 3, kanë më famë se fituesit.

Gjesti, një tjetër “yll në ngjitje” që po prodhon BBVA, arriti me ‘ngucjen’ e tij të gjejë boshllëk nervor tek Jozefin Marku, për të marrë titullin “fenomen”, që dukej sikur ishte privatizuar nga Luiz Ejlli.

Por kush është lojtar më i fortë sepse të dy janë fenomene dhe kanë ngjashmëri të frikshme në stil dhe tip?

Në po ju japim këndvështrime, pa mbajtur anësi preferenciale. Luizi u lidh me Kiarën, ndryshe nga Gjesti, Luizi i shkoi nga pas Kiarës e cila ja ktheu dashurinë me rifutjen e saj nga publiku në atë BBVA, pasi pa famën e tij kur u eleminua. Pavarësisht se Luizi ishte lojtar që i “zgërdhiu” në televotim të gjithë banorët, nuk arriti që dashurinë e tij Kiara ta çojë në finale. Pra nuk ishte një lokomotivë që mund të tërhiqte veç vetes edhe partneren.

Gjesti përveç se nuk i shkoi prapa Egli Takos, arriti që të krijoi një histori ku përmbysi rolin tradicional që mashkulli i shkon nga pas femrës, qoftë edhe për një raport intim. Gjestit troç ja lypi hapur Egli Tako edhe ai me sarkazëm i thoshte që ka nevojë për kohë. Dalja dhe rikthimi i Eglit, ndryshe nga çifti Luiz-Kiara, ndryshoi për ca dit situatën. Por duke parë rritjen në rrjetet sociale, Egli u fut sërish në krahët e Gjestit me qëllimin e vetëm finalen e BBVA. Kjo strategji funksionoi pasi Gjesti e pati fuqinë dhe ndikimin në publik ta merrte Eglin në finale dhe pse përballja ishte me një lojtare si Greda Gixhari.

Duelit të tyre i shtohet edhe një element që duket sikur kjo histori është shkruar në një novelë, mbiemrat e partnereve që njohën në BBVA, Tito dhe Tako, ngjashmëria në tip, rëndësia që i kushtojnë kurimit si vajza, eleganca, sharmi etj,.

Se kush do i rezistojë më shumë kohës kjo është një çështje që se zgjidhim dot, por Luiz dhe Gjesti, kanë hapur një shteg për çdo njeri të aftë për të bërë “hajgare” të bëhet fenomen./Voicenews.al 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat