18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Chris LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA

Chris LaCivita shoqëroi kreun e PD Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë. LaCivita deklaroi se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me shumë vëmëndje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se nuk do të zbulojmë sekrete por nga ana e fushatës do të jemi më aktivë në rrjetet sociale dhe shumë ë pranishëm në mënyra tradicionale.

LaCivita shtoi se duhet të flasësh me grupin e duhur të votuesve kur bëhet fjalë për mesazhin.

“Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi. Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër. Dhe, e dini, kjo ka të bëjë me ndërtimin e aleancave. Shqipëria ka qenë gjithmonë në pararojë, dhe sigurisht që Dr. Berisha ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Por, përsëri, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju, sidomos ata në një moshë të caktuar, ta kuptoni sa e rëndësishme është ajo që po bëni. Jo vetëm që duhet të votoni vetë, por merrni me vete edhe pesë veta, merrni edhe dhjetë, dhe sigurohuni që të votojnë edhe ata. Është shumë e thjeshtë. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit” tha LaCivita.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat