Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për ndërhyrje të paligjshme në hetimet e dosjes “Toyota Auris”.
SPAK kërkoi 4 vite e 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 3 vite burgim.
Zarka akuzohet se ka ndikuar në hetimet për çështjen “Toyota Yaris”, dosje e ndërlidhur me ngarkesën prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruara në makinat Toyota Auris, të ardhura në Portin e Durrësit në vitin 2018.
Të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.
Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.