18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Puna e SPAK për vitin 2024, Dumani raporton në KLP: Doganat dhe Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast! Dy variantet për mandatin e prokurorëve

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit vjetor në KLP se Doganat Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në Prokurorinë e Posaçme.

Më tej Dumani theksoi se nuk beson se niveli i korrupsionit në Tatime dhe Dogana është zero, pasi qytetarët kanë bërë një numër të lartë kallëzimesh.

“Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni. Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK. Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin. Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani.

Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani ripërsëriti edhe një herë kërksën që prokurorovë të Prokurorisë së Posaçme t’u jepet mundësia për të rikandiduar edhe për mandate të tjera.

Dumani tha se nuk duan që të rikonfirmohen automatikisht, por të garojnë në garën e përbashkët me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm. Kreu i SPAK theksoi si variant të dytë dhe që ata të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.

“E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë politikën e prokurorëve. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm” tha Dumani.

“Në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit, për ata prokurore që duan të vazhdojnë në SPAK. Është një mundësi shumë e mirë që përmes kësaj formule, prokurorët në SPAK të rikandidojnë, por t’u thuhet faleminderit për 9 vjet, por nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit si organ kompetenct performaca juaj gjatë nuk është e atillë që të të jap një mundësi të dytë për të rinovuar në këshill dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionet në SPAK. Variant i dytë, i cili nga pikëpamja ligjore është më e thjeshtë. Prokurorët e SPAK të kenë mundësi që pas mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurirsë së Apelit. Unë jam për variantin e parë dhe të gjithë ne prokurorët jemi që pas përfundimit t’u jepet mundësia të rikandidojnë. Jemi kundër riemërimit automatik” përfundoi Dumani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat