12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Luiz Ejlli dhe Gjesti, fenomene në BBV, që prelud të fitores patën “shpullat” në prime

Redaksionale!

Goditja me shpullë e një banori të Big Brother Vip, është hera e parë, e dytë, apo… kjo s’ka shumë rëndësi, por në çdo rast “viktimën” e ka çuar drejt fitores. Në një lojë të tillë qëllimi e justifikon mjetin, edhe kushdo që e fiton dhe e ka fituar pa diskutim ka super merita. Por ky shkrim do hedhë një këndvështrim ndryshe ndaj ngjarjes që ka eklipsuar edhe fushatën elektorale e cila sa ka ndezur motorët.

Kejvina Kthella dhe Jozefin Marku, janë me origjinë nga e njëjta krahinë, kanë të njëjtat tradita dhe të njëjtin mentalitet. Kushdo që e njeh atë krahinë e di se “ngucjet” nuk merren me aq sportivitet, fjala vjen siç i merr “ngucjet” një nga Myzeqeja.

Por a përfituan nga temperamenti që karakterizon banorët e këtyre krahinave (Kejvina dhe Jozi që për koincidencë i përkasin edhe të njëjtit besim fetar në aspektin e traditave, jo religjionit), dy ekspertët të lojës BBV, Luiz Ejlli dhe Gjesti,  

Luiz Ejlli shkoi drejt fitores dhe kapi ‘prime’ para se të bëhej “fenomeni” i BBV, se luajti me nervat e Kejvina Kthellës e cila e qëlloi me shuplakë në ‘prime’. Pas këtij incidenti, Kejvina u zhduk nga bota e spektaklit dhe nuk u pa më në televizionet shqiptare, ndërsa Luiz Ejlli kapi majat në audiencës, edhe sot nuk e kujton më njeri atë incident.

Gjesti duke kuptuar që është bërë fenomen jashtë, por duke parë që edhe mund ta humbte BBV, vendosi të imitoi Luiz Ejllin dhe gjeti prehën e tij, një individ me karakteristikat që thamë më sipër si të Kejvinës. Fal aftësisë për të “nguc” Gjesti arriti të merrte “fitoren” duke u nisur drejt “finishit”  disa sekonda përpara Rozanës dhe Laertit.

Shkrimi nuk po thellohet më tej, pasi qëllimi është hapja e një shtegu me këndvështrime, jo ndikimi i opinionit.   

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat