12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Në sherrin e dhunshëm me shkopa bejzbolli në Lezhë organet hetimore dyshojnë se u përfshirë edhe 2 nipat e ish-deputetit Arben Ndoka

Nga hetimet e deritanishme kanë dalë detaje të reja në lidhje me sherrin masiv me shkopa bejzbolli në Lezhë, ku disa persona dhunuan brutalisht një qytetar.

Pas arrestimit të Fation Gjinit dhe Ervin Nikës, policia njoftoi sot se janë vënë në pranga dhe dy të  tjerë, më konkretisht Redjan Margjoni 20 vjeç dhe A. Dodaj 15 vjeç. Ndërsa vijojnë hetimet dhe për arrestimin e një tjetër shtetasi 15-vjeçar.

Burime nga organet e hetimit bëjnë me dije se në sherrin e rëndë janë përfshirë dhe të afërm të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Bëhet fjalë për nipat e tij Kevin Ndoka 20-vjeç dhe Aleko Ndoka (vëllai i Kevinit).  Këta dy të fundit mësohet se janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë ligjor dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit të ndodhur më datë 11.04.2024, në qytetin e Lezhës.

Arrestohen dy shtetas të cilët u shpallën në kërkim ditën që ndodhi konflikti.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër (15-vjeçar) i përfshirë në konflikt.

Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat