12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Video/Gjesti e ‘nguc’ duke i hapur derën, Jozin se mbajnë nervat e qëllon me shpullë dhe e hedh ‘nokaut’! Policia e shoqëron (Çfarë parashikon Kodi Penal)

Në “prime” e Big Brother, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar për tu parë dhe e dënueshme ligjërisht gjatë momentit kur Loredana dhe Jozi u elimnuan nga gara. Në momentin kur Jozi ishte duke lënë shtëpinë, pasi Ledioni lexoi zarfin se ai dhe Loredana nuk do të ishin finalistë në Big Brother Vip Albania, Gjesti shkoi që t’i hapte derën që të nxjerr nga shtëpia, ku u qëllua. Pas goditjes Gjesti ra në tokë, ky moment shkaktoi panik tek banorët, por sidomos tek Egli Tako, e cila kërkoi burg për këtë veprim të Jozit.

Policia ka bërë shoqërimin Jozefin Markut në Komisariat dhe ka nisur procedurat ligjore për rastin. Ndërkohë Gjesti dukshëm me hematomë në fytyrë, tha live se nuk do të merret me rastin.

Neni 90, që qartësisht kap Jozefin Markun përcakton shprehimisht “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Ndërsa neni 89 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë, parashikon se plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat