18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama hap zyrtarisht fushatën me këngë e valle, “kal beteje” garancia për vijimin e reformës në drejtësi dhe integrimi në BE në 2030

Në një fjalim të mbajtur në sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës së PS, Kryeministri Edi Rama i veshur me kapele dhe syze si aktor francez, theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme gjatë mandatit të tij, duke përmendur reformat që kanë sjellë zhvillim konkret, siç është krijimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i tij dhe i qeverisë është t’i japin fund trajtimit të Shqipërisë si një vend të dorës së dytë dhe ta bëjnë atë të barabartë me qytetarët e Bashkimit Europian.

Për Kryeministrin ndryshimi do të jetë i dukshëm deri në vitin 2030, ndërsa ftoi shqiptarët që të bëjnë zgjedhjen mes një të ardhmeje europiane dhe të kaluarës së mbetur në “kënetën” e opozitës.

Rama i cili kërkon një mandat të katërt në krye të qeverisë theksoi se 11 maji është momenti kyç për të vendosur nëse Shqipëria do të përparojë drejt Bashkimit Europian apo do të ngelet e bllokuar në një situatë të pasigurt.

“Duam t’i japim fund historisë së një populli tëbmbetur padrejtësisht si një vend i dorës së dytë e ti dorëzojmë pasaportën u nuk ka dallim me qytetarët e BE. Shqipëria sot nuk është gjëkundi njëlloj me atë që ishte me atë kur morëm detyrën. Vetëm në kënetën e opozitës dhe mediave rreth saj, situata qenka me keq se ccisht kur në morëm detyrën. Por Shqipëria sot nuk do të jetë gjëkund krahasuar me atë të 20230. Mbase edhe këneta do të jetë tharë deri atëherë. Por kjo është e vetmja gjë që e ka në dorë pakica e jo shumica e shqiptarëve. Na familjen e BE askush nuk vë në pikëpyetje barazinë para ligjit, të cilët ne e kemi sjellë për herë të parë si zhvillim konkret real në jetën shqiptare. Kurrë s’ka pasur kurrë drejtësi të pavarur. Ndaj edhe që nga 1912 nuk ka pasur kurrë asnjë individ të veshur me pushtet që është hetuar apo dënuar nga prokurorë e gjykatës të pavarur. Barazinë e pavarur s’mund ta lëmë në duart e qeverive por qytetarët ta marrin vetë në dorë duke nisur nga 11 maji ku zgjedhja nuk është mes ca partie, pra mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë sërish në gropë! Me ne ose me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave rreth tij”, tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat