21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Përgëdheli në hapje të fushatës ambicjen e Ballukut? Rama: Do shihemi këtu, në vitin 2030, ku do të mbështesim kryeministren grua

Takimin e parë për nisjen e fushatës elektorale të 11 majit, Kryeministri Edi Rama që garon për një mandat të katërt në krye të qeverisë, zgjodhi që ta zhvillojë me gratë dhe vajzat nga 12 qarqet e Shqipërisë, si një mesazh për mbështetjen që kjo forcë politike jep ndaj tyre. Në takimin me gratë e vajzat socialiste, kryeministri Rama tha se do shihemi sërish në 2030 për të mbështetur një kryeministre grua. Rama u shpreh se qeveria është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare.

Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetër grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të ketë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste. Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.

Rama u kërkoi votën grave shqiptare jo vetëm për t’u dhënë në duar fëmijëve pasaportën europiane, por siç thotë ai edhe për të garantuar paprekshmërinë e reformës në drejtësi.

“Si mund t’i lini ju nënat e këtij vendi, fëmijët, në mëshirën e kujt do vijë në qeveri, jo e shkriva SPAK, jo e pranova drejtësinë e pavarur jo se pranova. Ne morën vendim historik, dorëzuam shpatën e ndëshkimit që rrinte tek zyra e kryeministrit që nga 1912. Ne dorëzim shpëton por që ta garantojmë që ajo nuk kthehet më kurrë në duart e pushtetit politik duhet të futemi urgjentisht në BE”, tha Rama.

Rama ironizoi PD, teksa tha se flasin për SHBA dhe presidentin Donald Trump sikur po komunikojnë me një komshi për salcën e kosit. Një koment bëri edhe për këshilltarin amerikan Chris LaCivita, të cilët iu referua si ‘magjistari’, me të cilin Berisha mundohet të ‘trullosë’ këdo për t’i bindur se do të fitojë.

“Ne populli shqiptar, pa dallim partiake, e duam Shqipërinë sa më parë në BE. Keni dëgjuar bufin kur flet, se për hir të së vërtetës, nuk e ndjek por më vijnë memet. Edhe më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë se taksat i vjedhin qytetarët. Llampa që fiket, nuk është se ai vërtet e mendon këtë. Keni dëgjuar që thonë se nuk është prioritet hyrja në BE, por Shqipëria madhështore. Por kur thonë se do shkrijmë SPAK më 12 Maj? Por kur flasin për Amerikën dhe presidentin sikur e kanë komshi që hyjnë e dalin për salcë kosi?” 

Në fund të fjalimit 90 minutësh, i dërgoi këtë mesazh kundërshtarit: “Gratë dhe vajzat do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun”.

Partia Socialiste deklaron se ka 38.500  anëtare gra e vajza. Rreth 38% e kandidatëve në listën e sigurt janë zonja, ndërsa në garën e hapur, gratë dhe vajzat zënë 56% të listës së hapur gra e vajza.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat