21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kënga e Gilit me tekstin e saj famoz …le të puthen le të puthen demokratët dhe socialistët… ka dhënë efektet e saj pas 30 vjetësh

Kënga e famshme e Gilit, që ftonte të putheshin demokratët dhe socialistët, ka bërë bashkë në një pozim të ngrohtë kandidaten e PS Julinda Dhamen dhe kandidaten e PD Julia Ilirjanin.

Kandidatet kanë postuar një foto së bashku duke buzëqeshur pesë ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore.

Julinda Dhame është kandidate e PS në listën e hapur të Partisë Socialiste, kurse Julia Ilirjani është kandidate e listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Përbri fotos Dhame ka shkruar se edhe pse s’janë në anën e njëjtë të spekterit politik, askush s’i ndalon nga dëshira e përbashkët për një Tiranë më të mirë.

“Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me @juliailirjani s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë. Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time – por që të dyja me dashni për qytetin tonë”, ka shkruar Dhame.

Pak orë na ndajnë nga ndezja e motorëve të fushatës elektorale në këto zgjedhje, ku deri më tani anëtarët e partive deri më tani kanë shpalosur programet e tyre, ndërsa s’kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat