18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas mesazh Ramës sy më sy: Duhen reforma të vështira për anëtarësimin në BE

Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama foli për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe europiane.

“Unë vij nga një vend që e kryer udhëtimin drejt BE dhe tashmë është anëtarësuar. Për anëtarësim duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve pasi janë shumë reforma të vështira që duan përkrahje të plotë. Ajo që kuptoj është që në Shqipëri qytetarët e japin mbështetjen për anëtarësimin gjerësisht. Kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira” tha Kallas.

Kallas u ndal tek nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

“Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi” u shpreh Kallas.

Pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Kryeministri Rama u shpreh kanë diskutuar me Kallas për bashkëpunimin strategjik në fushën e sigurisë.

Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE=-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat