12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Hetimit e vrasjes së shqiptares Ilaria Sula, zbulojnë rolin e familjarëve të vrasësit dhe me kë hëngri drekë pas krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula.

Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj filipinezit, thuhet se filipinezi ka treguar një qëndrim të jashtëzakonshëm të vetëkontrollit pas vrasjes së 22-vjeçares. Edhe pse më parë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa të dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa vajzën, pas krimit ai arriti të kthehej në normalitet, duke e menaxhuar me qetësi situatën, siç nënvizohet në vendimin e gjyqtares.

Në vendim përmendet se, pas krimit, Mark Samson përpiqet të shfajësohet duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”. Ai e justifikon veprimin e tij me presionin që kishte për të marrë rezultate të mira në universitet.

“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Hetimet e prokurorisë zbulojnë se, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte kryer, Samson ka takuar shoqen e Ilarisë, me të cilën ka ngrënë një piadinë dhe ka diskutuar për problemet që kishte me të edhe pse, në fakt, ai e kishte vrarë atë pak më parë. Ai ka vazhduar të bisedonte për çështje të thjeshta dhe banale, pa treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer.

Gjithashtu, ai i ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur se ishte vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke bërë që ato të besonin se ajo ishte ende gjallë.

Si e ndihmuan vrasësin familjarët e tij 

Nëna e 23-vjeçarit filipinas Mark Samson, i cili vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula në Romë, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka ndihmuar djalin e saj në krim.

Mediat italiane raportojnë se nëna e të riut, është shprehur se ka ndihmuar Samson të fshijë gjurmët e gjakut të mbetur në banesën e tyre, ku dhe ndodhi krimi i rëndë. Ajo është vënë zyrtarisht nën hetime, për veprën penale “bashkëpunim në fshehjen e një kufome”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Një pikëpyetje e madhe mbetet se ku ndodhej kryefamiljari Samson, por deri më tani raportohet se ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë që tronditi dy shtetet.

Avokati i autorit të krimit, Fabrizio Gallo, është shprehur se i ati i 23 vjeçarit nuk ndodhej në shtëpi, teksa sqaron se ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa kryefamiljari kthehet në mbrëmje.

“Nëna e Marc Samson është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Babai i Mark Samson nuk do të dëgjohet sot. Ai nuk ishte në shtëpi dhe kjo është e qartë, ai kthehet në mbrëmje teksa vrasja ndodh në mesditë. Megjithatë, nëna ndodhej në shtëpi dhe tani po sqaron se si ishte sjellja e saj. Tani është koha për të kërkuar falje nga familja e Ilaria Sulës. Është e vetja gjë që fua të them për momentin. Sot është varrimi i Ilarias, ne bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ne bëjmë detyrën, por nuk mund të mos themi që djali duhet të paguajë për krimin, e se çështja është e rëndë”, është shprehur avokati i autorit për mediat italiane nga ambientet e jashtme të komisariatit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat