27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Vota e diasporës mbërrin në shqipë fletët e votimit, Kreu i KQZ zbulon datat kur shpërndahen në Europë dhe në kontinentet e tjera

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një njoftim për diasporën shqiptare në lidhje me shpërndarjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ai ka konfirmuar se fletët e votimit do të dërgohen në Europë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.

Celibashi rikujton shqiptarët jashtë vendit se nuk do të kenë asnjë kosto për dërgimin e fletës së votimit, pasi KQZ do të paguajë postën.

Ai nënvizon se duhet ta dërgojnë fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes, duke theksuar rëndësinë e kohës për të siguruar që vota të mbërrijë në kohë.

Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për Diasporën!

Kur na ndajnë rreth një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Shqipëri kanë mbërritur fletët e votimit për diasporën.

Procedurën për përgatitjen e fletëve të votimit e shpjegoi edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë.

Ai tha se pas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha Celibashi.

Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në Parkun Olimpik, ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë në mesjavë, të mërkurën. Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera 24/7, ndërsa pamjet e tyre janë live streaming në web 24/7 orë çdo ditë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat