21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rregjistrimi i Veliajt si votues në paraburgimin e Durrësit, sjell ngërç kushtetues për mandatin si Kryebashkiak i Tiranës

Ministria e Brendshme publikoi listën përfundimtare për vendvotimet e posaçme të politikanëve që ndodhen në burg, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por do të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar.

A humb Erion Veliaj mandatin si kryetar Bashkie?

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Por Erion Veliaj është banor i përkohshëm në Durrës, përshkak të paraburgimit të tij, edhe ligji nuk e parashikon një rast të tillë. Po qendra votimit a përkthehet në vendbanim të përhershëm, (pasi Veliaj mund të transferohet në Peqin, Rrogozhinë, Korçë etj.,) ky rast është i parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Por si gjithmonë kur ka dy qasje, është Gjykata Kushtetuese që i jep fund këtij ngërci, nëse Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon pas zgjedhjeve të 11 maj. Por ligji nuk e qartëson se kush mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për këtë ngërç ligjor.

Ndërkohë Presidante i Republikës ende nuk ka zyrtarizuar përmes dekretit datën e zgjedhjeve të pjesshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat