12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Laert Vasili bën rrëfimin tronditës: Kur isha 9 vjeç, komshiu abuzoi me mua! A parashikohet në ligj termi “abuzimi seksual”?   

Aktori Laert Vasili, gjatë një rrëfëmi të bërë mbrëmjen e djeshme në ‘prime’, tronditi banorët dhe publikun teksa zbuloi se në moshën 9 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i tij në Tiranë. Ai tha se nuk guxonte të tregonte pasi kërcënohej se do të dhunohej, kështu që historinë e zbuloi për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana”, tha aktori në një pjesë të rrëfimit të tij.

Por ligji shqiptar ose më saktë Kodi Penal, ende nuk përdor termin abuzimit seksual, por e përshkruan atë si marrëdhënie seksuale. Ligji shqiptar i ka të përshkruara nga tre nene të Kodit Penal: Nenit 100 “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, Nenit 102, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, Nenit 106, Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari.  

Pra e thënë më shkoqur Laert Vasili si njeri tepër i lexuar i ka dalë të keqes përpara për mos ta ndjekur ligjërisht rastin edhe në rast se organet ligjzbatuese, sikurse ndodh në Shqipëri do ngriheshin për të hetuar rastin sepse u dha në prime në një televizion kombëtar. Laerti jep mesazhin për të kapur finalen, sepse e di që askush nga prokuroria dhe policia nuk do merren me rastin, pasi termi i përdorur nuk ka referencë ligjore.  

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat