18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama zbulon se në vitet e rinisë bënte ecje pas mesnate në rrugën Myslym Shyri me Kryepeshkopin Joan Pelushi

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte i ftuar në episodin e 13 sezoni 4 i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama i cili bëri të njohur për publikun se ka folur për këto teme me Hirësinë e Tij, që në vitet 80.

“Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë” tha në fillim të podcastit Rama.

Rama ndau me ndjeksit ëndrrë në sirtar të Kryepeshkopit Joan. “Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri” tha Rama

Kryepeshkopi Joan në fjalën e tij u shpreh se “vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim.
Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat