18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ramës i bie ‘bufi’ gjatë kominikimit virtual me qytetarët, “besëtytní” për mirë apo për keq? (Video)

Gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’ të kryeministrit Edi Rama, në të cilën shpalos programin, flet për ngjarjet e ditës, por edhe shfaq ‘talentin’ në humor çdo mëngjes, bufin të cilin e mban mbi tavolinë për të ironizuar kreun e opozitës Sali Berisha, e rrëzoi në tokë dhe e ngriti sërish lart.

“Ra bufini, shifni. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ndërsa vijojoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN.

“Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.

Gjatë rubrikës së sotme “Sy më sy”, Rama vazhdoi sërish me kalin e betes së kësaj fushate se në mandatin e ardhshëm do e fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Përveç faktit se kur hyjmë në BE, të të them që dil nga ajo territor ku je ngujuar dhe shiko realitetin pak më ndryshe. Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere” tha Rama.

Sipas kryeministrit, ne jemi vetëm një hap larg futjes në BE dhe të tjerat janë “përralla me mbret” sipas tij, pavarësisht se në raportet ndërkombëtare dalim “zi e më zi”.

“Alternativa është e qartë se kurrë. Shqipëria në BE dhe gjithë kjo rrugë ka qenë një rrugë e mundimshme. Edhe ne jemi një hap larg, lërini këto përralla me mbret.”, tha Rama.

Duke folur për pensionet, Rama tha se qeveria e tij synon që pensionin minimal deri në vitin 2030 ta çojë në 200 euro, pra pas 5 vjetësh dhe jo mandatin e ardhshëm.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat