12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ekstradohet nga Milano “financieri” i bandës së Suel Çelës (A do jetë ‘pendito’?)

Në mesditën e sotme, Policia e Shtetit njoftoi ekstradimin nga Milano e Italisë të biznesmenit 52-vjeçar, Marsel Shega alias Bujar Shega nga Elbasani.

I njohur si “financieri” Shega ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ku u godit banda e Suel Çelës, teksa akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj 52-vjeçarit Shega është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” thuhet në njoftimin e Policisë.

Marsel alias Bujar Shega është administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë, avantazh që mund ta përdorë për të fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Biznesmeni akuzohet se pastronte paratë e bandës së Suel Çelës, të përfituara nga krimi, teksa nga bisedat e zbërthyera në aplikacionin “Sky Ecc” rezultonte si i përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat