Gjykata Apelit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Eria Agos, ish të dashurës së Safet Bajrit, i arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.
Ago kishte ankimuar vendimin e Shkallës se Parë që e la në burg pa afat me akuzën e përkrahjes të autorit të krimit.
Edhe pse vijon të ketë qëndrim mohues për ngjarjen duke u deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2018, Ago nuk ka arritur të bindi gjykatën për ta nxjerrë nga qelia.
E reja u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në vetën e 2018.
Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posacme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.
Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, ccka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë ccështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.
Pritet që në shkallën e dytë të gjyqsorit të hidhet shorti elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do marrë në shqyrtim ankimin, ku më pas ky i fundit do caktojë datën e seancës.
Për të njëjtën ngjarje, e ankimuar masën në Apel edhe tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri.