19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha ironizon Ramën: Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin

Kreu i PD Sali Berisha ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, duke e quajtur atë njeriun që çdo ditë ka “1 Prillin” e tij. Sipas Berishës, Rama po bëhet qesharak duke u shfaqur çdo mëngjes në një monolog dhe duke pretenduar se po flet me qytetarët, ndërsa asnjë prej tyre nuk është i pranishëm.

Nga takimi në biznesin fason në Durrës, lideri i opozitës ka kujtuar situatën e pensioneve, duke hedhur dritë mbi nevojën për një rritje të menjëhershme të pensioneve dhe kujton se shtetet e tjera kanë arritur të përmirësojnë ndjeshëm kushtet ekonomike për qytetarët e tyre.

“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vetë në një monolog dhe thotë se po flas me qytetarët, asnjë prej tyre nuk është qytetar, i shpik vetë, sot e ka ditën e tij. Po problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill. Vetëm një gjë, sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 prillin se është dita e Edi Ramës. Prej 15 muajsh, dërguam në parlament minimumin jetik. Pavarësisht se po e votuan, qeveria do fitonte kredit, po le të fitonte. Populli nuk po i pranon dokrrat e tij me zhapikë, hardhuca me kafshë të ndryshme që jeton me to, atëherë deklaroi dje se po, do e bëj pensionin 400 euro në vitin 2030” tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat