18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

U dënua me 4 vite burg nga drejtësia shqiptare, ministri italian i Drejtësisë miraton ekstradimin Davide Pecorelli, i njohur se inskenoi vdekjen në Pukë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. 

Sipas mediave përtej Adriatikut, Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 Tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes. Por të premten, ministri i Drejtësisë Carlo Nordio ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri. 

Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”. 

Si e inskenoi vdekjen e tij? 

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Në prill të 2024 Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg Davide Pecorellin duke e shpallur fajtor për “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat