18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Financoi partinë e saj të ekstremit të djathtë në Francë me fonde nga Parlamenti Evropian, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë shpallen fajtorë

Gjykata shpalli fajtore Marine Le Pen për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.

Teksa gjykata ende nuk ka sqaruar se cili do të jetë dënimi i saj, prokurorët kanë këmbëngulur që ndëshkimi i pretendentes së fortë për presidencën franceze të mos mjaftohet vetëm tek gjoba prej 300,000 € apo gjasat e burgimit, dhe insistojnë që asaj t`i mohohet edhe mundësia për të kandiduar për poste publike për pesë vjet.

Për këtë të fundit madje çuditërisht kanë insistuar, që në rast se jepet një dënim i tillë, ai të hyjë në fuqi menjëherë, pa iu nënshtruar pezullimit deri në vendimin e apelit që Le Pen besohet se do të paraqesë nëse dënohet. Nëse një vendim i tille merret vërtet, atëherë shpresat e saj për presidencën në vitin 2027, do të goditeshin rëndë.

Tre gjyqtarët që shqyrtuan çështjen, nuk janë të detyruar të ndjekin rekomandimet e prokurorisë. Por në qofte se e bëjnë këtë, atëherë kjo nënkupton që 56 vjeçares do t’i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në të cilat ajo konsiderohet si fituese e mundshme. Në muajin nëntor, Le Pen pati deklaruar se prokuroria praktikisht po kërkon dënimin e saj “me vdekje politike”.

Shumë analistë franceze- mes të cilëve dhe nga ata që nuk e mbështesin normalisht Marine le Penin– kanë paralajmëruar për pasoja të rënda për demokracinë nëse gjyqësori konsiderohet se po ndërhyn në zgjedhjen e liderit të vendit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat