18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Mijëra besimtarë falën Namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe sheshet kryesore në qytetet e tjera! Fiter Bajrami ditë e shënuar në Islam

Pas 30 ditëve agjërim një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi – kadaif i pjekur, i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.

Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 07:30 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore

Vlorë, ceremonia e Fitër Bajramit u zhvillua në Pallatin e Sportit

Në Vlorë, besimtarët, të shumtë në numër, u mblodhën për të kryer faljen e kësaj feste të bekuar. Për shkak të mbylljes të Xhamisë së Plumbit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga përmbytja e fundit ceremonia u zhvillua në Pallatin e Sportit, i cili u mbush plot me besimtarë të devotshëm.

Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Më pas, besimtarët u bashkuan në faljen e namazit, duke e kthyer këtë moment në një shenjë bashkimi dhe devotshmërie. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, mbajti një fjalim duke falënderuar komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë. Ai përcolli mesazhin e paqes dhe harmonisë, duke theksuar rëndësinë e vlerave familjare dhe solidaritetit.

Pas faljes, besimtarët shkëmbyen përqafime dhe urime të përzemërta, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Në fund, një koncert i organizuar nga Myftinia solli gëzim për të vegjlit, duke e përmbyllur këtë festë me hare dhe shpresë për ditë më të mira.

Shkodër, myftiu i qytetit: Të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona

Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet.

Një mesazh e kishte edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.

Falja e namazit të Fitër Bajramit u organizua në xhamitë e qytetit të Shkodrës.

Besimtarët mysliman në Kukës falen në shi

Qindra besimtarët mysliman në Kukës falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit.

Pas faljes së Fitër Bajramit besimtarët përcollën urimet më të mira për këtë ditë të shënuar të besimit islam, duke kërkuar edhe zgjerimin e xhamisë.Ndërsa myftiu i qytetit Emirjon Vathaj tha se kjo ditë shënon një nga ditët më të bukura të kalendarit islam.

Bashkia Kukës ka numrin më të madhë të besimtarëve mysliman në vend, ku 97% e popullësisë i takojnë besimit islam.

Fitër Bajramit në Fier, myftiu lutet për më shumë respekt e dashuri

Po ashtu edhe besimtarët muslimanë fierakë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi.

Besimtarët e të gjitha grupmoshave janë falur për mirësi shëndet dhe fat në familjet e tyre.

Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

Ceremonia u mbyll me lutje të përbashkët ku besimtarët e shumtë kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin mesazhin e paqes dhe begatisë në çdo familje.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat