12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Përfitoi nga dera e harruar hapur nga një polic, shqiptari arratiset nga burgu “Dozza” në Bolonja të Italisë (Emri)

Një shqiptar ka arritur të arratiset nga burgu “Dozza” në Bolonja të Italisë, duke përfituar nga pakujdesia e gardianëve të burgut. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Fatbardh Mneraj, i cili ishte dënuar për grabitje.

Mediat në Itali raportojnë se Mneraj kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që iu lejon të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.

Gjatë transferimit nga seksioni i gjysmë-lirisë, në seksionin e brëndshëm të burgut, 34-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga një derë e lënë hapur dhe nga një polic që nuk e kishte mëndjen, për t’u zhdukur pa gjurmë. Seksioni për të burgosurit gjysmë të lirë është brenda oborrit të Dozza-s, por është i ndarë nga ndërtesa ku ndodhet burgu aktual.

Kërkimi vijon dhe Policia e Burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të burgosurit të arratisur në të gjitha organet e rendit në Itali.

Çfarë është regjimi i gjysmëlirisë?

Është një nga përfitimet e parashikuara për të burgosurit që vendoset nga Gjykata. I dënuari lejohet të kalojë një pjesë ose të gjithë ditën jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose riintegrimi shoqëror. Për t’u pranuar në këtë regjim, i burgosuri duhet të ketë kryer të paktën gjysmën e dënimit kur dënimi i shqiptuar është më i gjatë se gjashtë muaj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat