18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli dhe prindërve të tyre, reagon ashpër Xhovana: Shtet ordiner!

Ditën e djeshme SPAK lëshoi urdhër kontrolli për banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli.

Kjo e fundit përmes një ‘insta story’ në Instagram shprehet e revoltuar se pse SPAK ka sekuestruar sende private pa një urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e prindërve të saj.

“Nuk e di domethënë por të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër gjykatës vec kyt shtet ordiner kam parë. Përvec kësah të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje t’i sekuestrohen telefoni i nanës dhe babës pa likë lidhje… Mundësisht t’u shkue në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m’bi mua”, shkruan ajo.

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë.

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli.

Apartamenti mësohet të jetë kontrolluar në prani të pronarit, ndërsa nuk dihet me saktësie se çfarë është gjendur në banesë.

Pikërisht në këtë apartament në 13 korrik 2024 shpërtheu një sasi tritoli, duke plagosur rëndë dhe më pas gjeti vdekjen i riu, Enea Thomarai, i cili ishte banor në apartamentin përballë ku u vendos tritoli.

Kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat