12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit në Kamëz (Emri)

Strukturat ligjzbaruese njoftuan se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Policia informon se në kërkim është shpallur 23 vjeçari Emanuel Buci, si autor i plagosjes së 29-vjeçarit me iniciale M. Xh..

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet se për motive të dobëta.

“Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje. Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat