21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gjykata e Apelit lë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, dhunuan një qytetar në lagjen ‘Rus’ në Shkodër

Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot përfundimisht në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Ata akuzohen për rastin e dhunimit së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka vendosur “arrest me burg” për Troshanin dhe Sakicën për veprat penale ““Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Ata dyshohen për konflikt me sende të forta me shtetasin V.Bruçi, pas një sherri për parkimin.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B. Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhej në deklaratën e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat