Përtej çdo aludimi edhe administrata e Presidentit Trump do vijojë të mbështesi reformën në drejtësi në Shqipëri. Ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK, për t’i ofruar asistencë hetimeve të prokurorëve, rreth dy muaj pasi urdhrit të Trump që ngriu fondet për ndihmën ndërkombëtare të SHBA. Prezenca e tyre, shënon rikthimin zyrtar në SPAK për të nisur punën, duke mos ndryshuar as ekspertët që ishin para pezullimit.
Ka pasur një takim kortezie me prokurorët e SPAK, të cilëve iu kanë njoftuar vendimin administratës amerikane për rikthimin në pozicionet e mëparshme të tyre. Bëhet fjalë për një prokuror, ekspertë të zbatimit të ligjit në SHBA (përfshirë FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri, me trajnime dhe ekspertizë. SPAK ende zyrtarisht nuk ka dhënë informacion dhe mbi çfarë vendimi është bërë rikthimi i tyre në Shqipëri.
Kujtojmë se largimi i përkohshëm i ekspertëve amerikanë nga SPAK dhe Gjykatën e Posaçme interpretua si braktisje e drejtësisë e re në Shqipëri nga Uashingtoni zyrtar.
Mbështetja amerikane për Prokurorinë e Posaçme nuk është financiare pasi struktura financohet nga buxheti i shtetit, por konsiston me infrastrukturë konkrete, logjistikë, trajnime e vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe në sistemin e menaxhimit të çështjeve. Rikthimi në SPAK dhe GJKKO i ekspertëve të OPDAT i jap rrugë edhe agjencive të tjera amerikane si ICITAP, DEA e FBI.
Ndërprerja e përkohshme e bashkëpunimit erdhi pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit amerikan, për pezullim të fondeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, përmes të gjitha agjencive të saj, sidomos USAID, me qëllim rishikimin dhe rishpërndarjen me transparencë. Tashmë DASH dhe departamenti i efiçencës janë në fazën përmbyllëse të përcaktimit të projekteve për të cilat ndërpritet përfundimisht financimi ose do të vijojë dhe mesa duket mbështetja për reformën në drejtësi në Shqipëri nuk do të preket.