12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali (Emri+Video)

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga ka rënë Arjan Rrokaj, banues në Vlorë, i dënuar nga  Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Menjëherë 40-vjeçari Arjan Rrokaj do ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”. Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali” thuhet në njoftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat