12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

I dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ndalohet 41-vjeçari në Tiranë (Emri)

Mariglen Abedini 41-vjeç u ndalua këtë të mërkurë nga forcat e policisë pasi shkeli rregullat e qarkullimit. Pas verifikimeve (procedurë rutinë e policisë) ka rezultuar se Abedini ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burg për shitje dhe prodhim narkotikësh.

“Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç. Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat