18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama-Berisha në garë kush del burrë më i mirë, përpara syve të Altin Dumanit

Dita e sotme ka nisur me narativë politike me në qendër të diskursit Altin Dumanin, midis kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, nga rubrika “Sy m’sy” theksoi ndër të tjera se: “Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë përballë sulmeve kafshërore, edhe deri kundër familjes së tij. Dumani nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror. E kishe dëgjuar ti ndonjëherë. Jam i bindur se i tillë ka qenë dhe atëherë. I ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur më parë ndonjë politikan? Si mendon? Kjo është pyetje e thjeshtë? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS, që bëmë reformën në drejtësi, që vumë veten në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit. Për t’i kërkuar drejtësisë të ndërhyjë ku është e nevojshme, edhe për të pastruar shtëpinë tonë”.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i dha një përgjigje kreut të qeverisë, lidhur me sulmet ndaj Altin Dumanit.

“Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. Si iu duket iu që marrin të burgosurin e fusin aty dhe publikojnë statuse në emër të tij. Ato statuse sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruar nga dora e Ramës. Është Altin Dumani që e mbron. Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Nuk ndëshkohen dosjet se të çojnë te Edi Rama. Si dosja e Durrësit dhe ajo e Peshkopisë përfundojnë te Edi Rama. ai edhe këpucët duhet t’ia fshijë Altin Dumanit”, tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat