21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha ndërron strategji, mesazh kandidatëve: 80% të kohës merruni me programin, 20% me sulmet ndaj Ramës!

Kreu i PD, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh të qartë të gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në mesazh theksohet se reagimet ndaj Ramës nuk duhet të jenë spontane, por të koordinuara dhe të lidhura me denoncimet konkrete gjatë shpjegimit të programit.

Të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike Koalicionit për Shqipërinë Madhështore do të duhet që në komunikimet e tyre në rrjetet sociale, në televizion dhe në të gjitha platformat online 80 për qind të kohës së tyre t’ia kushtojnë programit të Partisë Demokratike dhe 20 për qind t’ia përkushtojnë sulmit ndaj kundërshtarit politik që është Partia Socialiste.

I pyetur nëse strategu i fushatës së Trump në SHBA ka nisur punën me PD-në, Berisha dha këtë përgjigje: “Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online.  Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat