21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestimet nga radhët e PS-së Rama minimizon efektet elektorale: Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thyer në kalë beteje të qenurit ‘babai i drejtësisë’ duke u shprehur në mënyrë metaforike se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, nuk duhet të shohin, sipas tij, se çfarë ngjyre ka macja.

Rama theksoi se duhet ndjekur porosia “mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”, duke shtuar se “jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut”, referuar arrestimeve në radhët e PS-së.

Kryeministri u shpreh se kjo është diçka që ua këndojnë për të ulur kokën, por theksoi se duhet ta mbajnë edhe më lart nga çfarë e kanë mbajtur zakonisht.

Në fjalën e tij Rama tha se: “Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë. Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut. Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat