30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Mbrëmje spektaskolare, plot 21 gola në çerekfinale, Gjermania kalon me barazim, Spanja dhe Franca me penallti, Portugalia në shtesë (VIDEO)

Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca janë gjysmëfinalistet e Ligës së Kombeve të këtij edicioni. Të katër skuadrat u kualifikuan pas dueleve spektakolare dhe me zemër të ngrirë për tifozët e tyre. Në çerekfinale shënuan plot 21 gola në 4 sfida.

Gjermania barazoi 3-3 ndaj Italisë, në një ndeshje dramatike duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Nations Leagur, pasi Panzerat kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë. Kimmich, Musiala dhe Kleindiest realizuan në pjesën e parë, duke të krijuar idenë se gjërat do të ishin të lehta për të besuarit e Nagelsmann. Nuk ndodh kështu, pasi italianët zhvilluan një pjesë të dytë fantastike. Axurrët u futën në lojë me dopietën e Kean ndërsa në fund barazuan me Raspadori.

Në ndeshjet e tjera u deshën shtesat dhe penalltitë për të përcaktuar ekipet e kualifikuara.

Trinkao u bë heroi i Portugalisë në një ndeshje me shumë emocione ndaj Danimarkës. Ronaldo u bë protagonist pasi humbi penallti e shënoi gol në pjesën e dytë. Por u desh goli i Trinkao për të çuar ndeshjen në shtesa e më pas një tjetër nga ai sapo filluan ato për t’i dhënë avantazhin 4-2, ndërsa më pas Gonçalo Ramos vulosi shifrat 5-2 që siguruan vijimin e luzitanëve në këtë turne.

Spektakolare ishte ndeshja mes Spanjës dhe Holandës, të cilat pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dhuruan një rezultat të tillë edhe në 90 minutat e të dytës. Në shtesa Jamal shënoi një supergol për të kaluar iberikët në avantazh, por miqtë u përgjigjen me Çavi Simons. Kështu, ndeshja shkoi te penalltitë për të përcaktuar ekipin gjysmëfinalist. Mga gjuajtja e penalltive, spanjollët u treguan më të saktë duke fituar 5-4.

Edhe gjysmëfinalistja tjetër Franca ju fal penalltive. Në një ndjeshje të luftuar Franca dhe Kroacia nuk arritën të fitonin brenda 120 minutave pasi ndjesha dhe shtesa përfundoi 2-0 me golat e 52′ Olise dhe 80′ Dembele. Nga pika e bardhë e penalltisë Francezët u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 5-4.

REZULTATET 

SPANJË HOLANDË 3-3 (2-2)
6′ (p), 67′ Ojarzabal, 103′ Jamal / 54′ (p) Depaj, 79′ Matsen, 110′ (p) Simons

PENALLTI 5-4 (VIDEO)

Goli i Simons (VIDEO)

Goli i Jamal (VIDEO)

Goli i Matsen (VIDEO)

Goli i dytë i Ojarzabal (VIDEO)

Goli i Depaj (VIDEO)

Goli i Ojarzabal (VIDEO)

FRANCË-KROACI 2-0 (0-2)
52′ Olise, 80′ Dembele

PENALLTI 5-4

Goli i Dembele (VIDEO)

Goli i Olise (VIDEO)

PORTUGALI-DANIMARKË 5-2 (0-1)
38′ (ag) Andersen, 72′ Ronaldo, 86′, 91′ Trinkao, 115′ G. Ramos / 56′ Kristensen, 76′ Eriksen

Goli i G. Ramos (VIDEO)

Goli i dytë i Trinkao (VIDEO)

Goli i Trinkao (VIDEO)

Goli i Eriksen (VIDEO)

Goli i Ronaldos (VIDEO)

Goli i Kristensen (VIDEO)

Autogoli i Andersen (VIDEO)

Penalltia e humbur nga Ronaldo (VIDEO)

GJERMANI-ITALI 3-3 (2-1)
30′ (p) Kimish , 36′ Musiala, 45′ Klaindinst / 49′, 69′ Ken, 90’+5′ (p) Raspadori

Goli i Raspadori (VIDEO)

Penalltia e anuluar për Italinë (VIDEO)

Goli i dytë i Ken (VIDEO)

Goli i Ken (VIDEO)

Goli i Klaindinst (VIDEO)

Goli i Musiala (VIDEO)

Goli i Kimish (VIDEO)

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat