18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Dhurata apo porosi? Rama “suprizohet” me një buf, Berisha “habitet” kur merr dorezën e boksit

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha kanë marrë dhurata nga mbështetësit. Ende nuk dihet nëse dhuratat në të njëjtën kohë me meazhe të koduara janë një formë ‘PR’ për të mbajtur gjallë narativën apo koiçidencë e bukur. Gjithësesi gara elektorale do gjej të “befasuar” me dhuratat apo elementë të tjerë krerët e partive më të mëdha në vend.

Kreu i qeverisë gjatë një takimi në Vlorë, mori dhuratë një buf.

“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

Ndërsa kryedemokrati, mori nga aferisti shqiptar, Kujtim Potja, dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për zgjedhjet e 11 majit. Berisha mori edhe një shampanjë me idenë që ta hapë kur të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Kujtojmë se Rama sot ka zhvilluar takime në Vlorë dhe ka inspektuar punimet në hyrje të qytetit bregdetar.

Ndërsa Berisha ndodhet në Napoli, Itali për një takim me diasporën shqiptare. Ai u prit nga kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat