19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

UEFA cakton gjyqtarë austriak për të vendosur drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Andora

UEFA ka përzgjedhur sot gjyqtarët për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Andorrën. Ky takim do të jetë i dyti për të dyja përfaqësueset, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Trupa austriake do të kryesohet në “Arena Kombëtare” nga Sebastian Gishamer, më 24 mars. Mediat raportojnë se 36-vjeçari nuk ka gjykuar më parë Shqipërinë apo Andorrën.

Arbitri Gishamer nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar. Pikërisht në vitin 2019, ndante drejtësi për Kukësin që luante për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat