18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Pasi ju mohua pjesmarrja në ceremoninë mortore, Hashim Thaçi viziton varrin e të atit (zbulohet mesazhi)

Ish-presidenti, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar kujtimin e babait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë, duke vizituar varrin ku prehet trupi i tij.

I shoqëruar nga forca policie, Thaçi u lejua sot të shkojë te varri i Haxhi Thaçit. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata Speciale nuk i dha leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, humbi betejën me sëmundjen.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe mesazhin që shkruhet mbi kurorën e luleve, që Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.

“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh.

Babai i ish-kryeministrit Thaçi, Haxhi Thaçi ndërroi jetë pak ditë më parë dhe u varros në Skënderaj.

Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit, ndërsa sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, ish-kreu i PDK ka marrë lejen për të shkuar sot në vendlindje.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat