21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e vilës te “Kodra e Diellit”

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar heqi nga sekuestroja vilën e Monika Kryemadhit e ndodhur në “Kodrën e Diellit” në Tiranë.

Gjatë shqyrtimit trupa ka vendosur t’i japë të drejtë SPAK për administrimin e objektit nga shteti ndërsa së bashku me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, ajo është në hetim  për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni korrupsion por edhe për fondet e lobimit të LSI në SHBA.

Ndërkaq me vendim të apelit sekuestro është hequr vetëm nga ndërtesa dykatëshe që është në emër të Fatime Kryemadhit. Prej tetorit të vitit të shkuar Ilir Meta është në masën e arrestit në burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

Në daljet për mediet, por dhe në reagimet në rrjetet sociale si meta dhe kryemadhi kanë mohuar akuzat, por dhe kanë debatuar mes tyre duke shkuar edhe në akuza për shitje te prokuroria.

Tashmë me vendimin e gjykatës së lartë për vijimin e sekuestros së banesës Kryemadhi pritet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat