18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tentoi të fusë në treg 2800 euro false, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 20-vjeçar në kryeqytet pasi është kapur me 2800 euro të dyshuara false.

Në kuadër të operacionit të koaduar “FALSE” është vënë në pranga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë.

“Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – raporton Policia e Tiranës.

Ndërkohë, autoritetet kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Q., 23 vjeç (vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat