21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Mbrojtësi i Kombëtares monitorohet nga tre klubet e njohura të La Ligës

Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalikaon në fundin e sezonit. Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez.

Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Zhirona, Selta Vigo dhe Rajo Vajekano po monitorojnë situatën e Mihajt.

Mbrojtësi i Famalikaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.

Nëse do të ketë transferim në Spanjë, do të jetë hera e parë për të. Më parë ka luajtur vetëm në Greqi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat