Kryeministri Edi Rama ka folur për kapërcimet nga djathtas-majtas gjatë takimit me kandidatët e PS-së për Tiranën.
Ai e quajti karakteristikë të re duke thënë se më në fund ata e kuptuan se sa pa lidhje dhe e kotë është të kërkosh vota për PD-në.
“Ne kemi një skuadër që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër ku të gjitha moshat dhe të dyja gjinitë, në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat, kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për veten. Si asnjëherë më parë PS ka një skuardër ku edhe më të rinjtë janë të përfaqësuar. Ka një karakteristikë të re të shumëpritur për mua që në skuadrën time të majtë ne kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë te tjera dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e duke kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh”, tha Rama.