18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tragjedi/Përfshihet nga flakët një diskotekë në Koçan të Maqedonisë se Veriut, raportohet për mbi 50 viktima

Mbi 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Numri i të plagosurve nuk dihet saktësisht, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup. Sipas informacioneve të deri tanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat