21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kandidatët anonim të Ramës paskan talent “aktrimin” Kandidatja e PS në Fier: Nuk e dija, më mori im shoq, “Ana ti je ajo në listë?”

Ana Nako, drejtoreshë e gjimnazit të Divjakës, e cila renditet në listën e sigurtë të PS-së për Qarkun e Fierit dhe do zhvendoset nga klasat me nxënës në sallën e Kuvendit.

Gjatë podkastit të Edi Ramës, Ana Nako deklaroi se e ka marrë vesh nga televizori që do të bëhet deputete. Ajo tha se nuk e priste që të ishte as në listën e hapur dhe jo më atë të mbyllur.

Ana Nako tregoi edhe për telefonatën e të shoqit, i cili e kishte marrë i habitur në telefon duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën e PS-së të Fierit.

E pyetur nga Kryeministri Rama nëse e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?

Me një të folur prej aktorieje Nako tha se “në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat