27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

E quan censurë ndaj fjalës së lirë/Opozita proteston kundër mbylljes së rrjetit social Tik-Tok

Sot për një orë protestoi kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, me pretendimin për ruajten e sigurisë për fëmijët në shkolla. Me pankarta në ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor, apo “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”, të rinjtë e FRPD-së iu drejtuan sheshit përballë Kryeministrisë.

Edhe pse të vakët në numër, në protestë u bashkua kryedemokrati Sali Berisha, deputetë të kësaj force politike apo edhe aleatëve të kësaj force politike.

Fjalimin në protestë e mbajtën disa të rinj, aktorë dhe disa nga të pranishmit në protestë.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte pjesë e protestës së opozitës kundër mbylljes së TikTok, ku edhe mbajti edhe një fjalim.

Në fjalën e tij aktori krahasoi protestat në Athinë dhe në Beogard, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta.

Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e administron ai, sepse është ai që i bën të tërë. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Nuk bëhet gjë pa protestë. Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vucic. Po ne pse dele? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpikë”, tha aktori Mehdi Malkaj.

Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.

Sipas Berishës, “Rama u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve”

Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Edi Rama mori sot ndëshkimin më të madh, më të merituar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat